Studentet e Finance Bankes moren pjese ne ICESoS 2015

April 23rd, 2015

Studentet e Finance Bankes moren pjese ne ICESoS 2015

Studentet e Finance Bankes moren pjese ne ICESoS 2015

Me 23-24 Prill 2015, studente dhe stafi i universitetit Epoka moren pjese ne Konferencen e dyte ne Ekonomi dhe Shkenca Sociale, e organizuar nga universiteti nderkombetar i Burch, ne Sarajevo, Bosnje.

Tetembedhjete studente si dhe profesori nga fakulteti i Ekonomise dhe Shkencave Administrative perfaqesuan universitetin tone ne konference. Pefaqesuesit i prezantuan ne menyre te sukseshme kerkimet e tyre shkencore perpara audiences profesionale. Eshte e vlefshme te permendet qe studentet e Epokes, u vleresuan maksmalisht per punimet e tyre te kualifikuara, si dhe per prezantimin e tyre me aftesi dhe influence ne Anglisht.

Ne ceremonine permbyllese, si vleresim te performances dhe kontributit te universitetit tone ne organizimin e konferences, Universiteti Epoka u nderua me pllake.

Pe me teper, ne bashkepunim me Dekanin e Studentave, studentat tane paten mundesine te vizitonin qytetin antik te Mostar. Si perfundim, kjo ishte nje mundesi e madhe per te gjithe pjesmarresit te zmadhonin nderlidhjen dhe shkembimin e eksperiencave te ideve me akademike dhe studente te dalluar.