"Epoka Team" arrin ne fazen finale te Global Valuation Olympiad

September 4th, 2015

"Epoka Team" arrin ne fazen finale te Global Valuation Olympiad

Me 4 shtator 2015, u mbajt faza finale e Global Valuation Olympiad ne Greensea Capital (Kompani e Sherbimeve Financiare) dhe ne zyrat qendrore te Global Banking Training, Canary Wharf, Londer, UK. Ekipi i perbere nga studente te Finance Bankes, vecanerisht Mei Mahila (lidere e grupit), Ditmir Sufaj, Eda Ozalan dhe Emiljano Hysa, u perfaqesuan nga liderja e grupit ne fazen finale te kompeticionit.

Olimpiada ishte e strukturuar ne 3 faza. Faza e pare, e mbajtur online me 16 Prill 2015 per teste te vleresimit ne biznes, perbehej nga 200 grupe, nga te cilat vetem 20 do kualifikoheshin per fazen e dyte. "Epoka Team" ishte ndermjet ketyre 20 ekipeve qe arriten ne fazen e dyte. Faza e dyte kerkonte nje M&A (Merger & Acquisition) rast studime. "Epoka Team" mori ne studim shkrirjen e kompanive LVMH dhe KERING, qe u dorezua perseri tek organizatoret me email, me 7 Korrik 2015. Rasti i studimit i "Epoka Team" u vleresua maksimalisht nga organizatoret, gje e cila mundesoi qe ekipi te arrinte fazen finale.

Nen mbikeqyrjen e Assist. Prof. Dr. Urmat Ryskulov, ekipi u kualifikua ne top 10, nga 7000 kandidatet nga mbare bota, dhe do te perfaqesohej nga Mei Mahila (liderja e grupit) me 4 Shtator 2015 ne Londer, UK. Ne fazen finale, "Epoka Team", ishte i vetmi ekip i perbere nga studente te programit Bachelor ndermjet finalisteve ne kompeticion. Puna e studenteve tane, u cilesua si profesionale, e arritshme dhe reale nga juria profesionale, si dhe prezantimi u referua si me i miri ne vleresimet speciale te mbajtura nga juria. "Epoka Team" u rendit e dyta ndermjet 10 ekipeve finalisteve te Valuation Olympiad, gje e cila reflekton nje arritje te madhe per universitetin dhe departamentin tone.