Akademike te Epokes marrin pjese tek konferenca e 14 e EBES

October 23rd, 2014

Akademike te Epokes marrin pjese tek konferenca e 14 e EBES

Akademike te Epokes marrin pjese tek konferenca e 14 e EBES

 Akademike nga Epoka moren pjese tek konferenca e 14 e EBES, qe u mbajt me 23-25 Tetor, 2014 ne Barcelone, Spanje. EBES, eshte nje shoqate akademike per akademik qe perfshihen ne praktiken dhe studimin e ekonomise, finances, dhe biznesit anembane botes. U krijua ne 2008 dhe qe nga 2012, organizon nga 3 konferenca per cdo vit. Ne 2011, EBES filloi te publikoje 2 revista akademike. Nje nga keto revista, EBR, eshte ne fushen e industrise dhe biznesit, ndersa tjetra, EER, eshte ne fushen e ekonomise dhe finances. Te dyja revistat publikohen 2 here ne vit nga Springer dhe momentalisht indeksohen nga drejtoria e Cabell, e Ulrich's Periodicals, RePEc, EBSCO Business Source Complete, ProQuest ABI/Inform, IBSS dhe EconLit. Per me teper, ne 2014 procedimi i EBES jane tashme te indeksuara ne Thompson Reuters. Me shume se 30 shtete u perfaqesuan ne konference, nga Japonia ne Australi, nga USA ne Meksike dhe Europe, Afrike dhe Azi.

Akademiket e Universitetit Epoka, moren pjese ne shume seksione duke prezantuar punimet e tyre, te fokusuara ne ceshtje qe kane lidhje me ekonomine e Shqiperise; si "Efekti Fisher; Aplikimi ne Shqiperi", e prezantuar nga Ms. Mergleda Hodo; "Karakteristikat e perbashketa te Zhvillimit Financiarne Ekonomine e Vendeve te Ballkanit" e prezantuar nga Ms. Erinda Imeraj; "Implementimi i Standarteve te Kontabilitetit; Raportimi Financiar ne Shqiperi" e prezantuar nga Ms. Sonila Gruda. Akademiket e Universitetit Epoka ndane ide te ndryshme, duke bere sugjerime te cmueshme tek pjesemarresit e tjere, nga e gjithe bota si dhe krijuan kontakte te reja. Unversiteti Epoka u perfaqesua ne menyre dinjitoze gjate kesaj konference dhe shume personalitete ishin te ftuar te vinin dhe vizitonin universitetin tone gjate konferences.