Universiteti Epoka shpall nisjen e aplikimeve nė programet e studimit tė doktoraturės

February 15th, 2014

Universiteti Epoka shpall nisjen e aplikimeve në programet e studimit të doktoraturës në programet e mëposhtme, të ofruara në bazë të  urdhëresës Nr. 565, datë 19.11.2012, të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

  • Arkitekturë
  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Inxhinieri Kompjuterike
  • Ekonomiks, në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë Bankë”
  • Shkenca Politike dhe Marrdhënie Ndërkombëtare
  • Administrim Biznesi

Personat që dëshirojnë të aplikojnë në programin e doktoraturës duhet:

a) të kenë përfunduar Masterin Shkencor, ciklin e dytë të integruar të studimeve, ose çfarëdo diplome ekuivalente për programin e doktoraturës, e përcaktuar më përpara nga komiteti shkencor.
b) të kenë një mesatare të paktën 2.70 nga 4.00 ose 8 nga 10 nga Masteri Shkencor,  cikli i dytë të integruar të studimeve, ose çfarëdo diplomë ekuivalente për programin e doktoraturës, e përcaktuar me përpara nga komiteti shkencor.
c) Aplikantët duhet të vërtetojnë se kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze:

i. të kenë studiuar gjatë ciklit të parë të studimeve në gjuhën angleze
ii. rezultate të TOEFL IBT të paktën 70
iii. ose të paraqesin rezultatin ekuivalent të provimeve të gjuhës angleze të njohura ndërkombtarisht sipas direktivës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr.14 , datë 28.03.2011 "Për njohjen e provimeve të gjuhës angleze programet për ciklin e dytë dhe të tretë të studimit".

 

Afati i fundit i aplikimeve është data 14 shkurt 2014

Kontakte

Zyra e Pranimit dhe e Regjistrimit
Universiteti Epoka

Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, 1039,
Tiranë/SHQIPËRI
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Tel: +355 4 22 22 178
Fax: +355 4 22 22 117