Universiteti Epoka dhe Universiteti i Tiranes nėnshkruajne Memorandumin e Mirėkuptimit mbi Bashkėpunimin nė Fushėn e Arsimit

February 18th, 2014

Më datë 14 shkurt 2014, Rektori i Universiteti “Epoka”, Prof. Dr. Remzi Altin zhvilloi një takim pune me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule. Gjatë mbledhjes Rektorët diskutuan mbi sfidat kryesore të arsimit të lartë në Shqipëri, duke thekësuar në veçanti nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave pozitive si dhe rritjes së ndikimit konkret në politikbërjen në këtë sektor në vend. Rektori Kule ndër të tjera theksoi se arsimi i lartë kërkon vëmendje të menjërshme dhe vlerësoi reformën aktuale të iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, ai theksoi pritshmërinë e tij që Universiteti “Epoka” do të japë kontrobut serioz për të çuar  përpara reformën në fjalë dhe se të dy Universitet do të punojnë kokë më kokë për të propozuar alternativat më të mira me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Me qëllim thellimin e mëtejshëm dhe riafrimimin e bashkëpunimit ekzistues dypalësh, diskutimi u finalizua me nënshkrimin Memorandumit të Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimn në Fushën e Arsimit, në kuadër të të cilit dy universitetet marrin përsipër  të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe kërkimit mbi bazën e interesave të përbashkëta si dhe të inkurajojnë kontaktet e drejtëpërdrejta dhe bashkëpunimin e drejtë ndërmjet anëtarëve të përsonelit akademik të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve.

Fushat e veçanta të bashkëpunimit mes dy universiteteve mund të përfshijnë, ndër të tjera, shkëmbim e personelit akademik; shkëmbim e studentëve, aktivitete të përbashkëta kërkimore, pjesëmarrje në seminare, grupe pune dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve akademike të publikuara dhe informacione të tjera.