Tryezė e Rrumbullakėt me Z. Bashkim Sykja: Rritja e Konkurrueshmėrisė sw SME-ve pėrmes Inovacionit

May 2nd, 2013

Inovacioni: konvertimi i një ideje të re në të ardhura dhe fitime; "Një ide që duket e madhe në laborator dhe dështon në treg nuk është një risi"

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Politikave të Konkurrencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Z. Bashkim Sykja ka vizituar Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Epoka më 2 maj, 2013 dhe ka me stafin akademik në njw Tryezë tw Rrumbullakët, e cila u organizua nga Fakulteti. Ai ishte i ftuar për të paraqitur njw informacion mw të zgjeruar në lidhje me "rritjen e aftësisë konkurruese të SME-ve nëpërmjet inovacionit" në Shqipëri. Z. Sykja përgëzoi iniciativën për të organizuar kwtw tryezë të rrumbullakët mbi "inovacionin" dhe gjithashtu falenderoi dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative Prof. Dr. Güngör Turan.

Në fillim të diskutimit me stafin akademik tw fakultetit, Z. Sykja bëri një prezantim mbi rwndwsinw e inovacionit nw biznes. Pastaj vuri në dukje se për NVM-tw (Ndwrmarrjet e Vogla dhe tw Mesme) e vendeve tw Ballkanit Perëndimor përparësitë kryesore janë ende: forca e lirë e punës, CIT-ja e ulët dhe afërsia e tyre me tregjet e BE-së, ndërsa gatishmërinë e teknologjisë, arsimimi gjatë gjithë jetës dhe inkurajimi i kompanive të reja, janë treguesit bazë tw konkurencws sw NVM-ve të BE-së -s krahasuar me NVM-tw e vendeve tw Ballkanit Perwndimor.

Mw tej, gjatw diskutimit Ai theksoi se Inovacioni duhet të jetë forca qendrore lëvizëse për çdo biznes që dëshiron të rritet dhe të ketë sukses si nw periudhwn afatshkurtwr dhe nw atw afatgjatw. Një nga pikat kyçe wshtw fakti se kjo nuk mund të lihet vetëm nw dorw tw ekspertëve teknik, por duhet "bërë pjesw integrale në mënyrë se si biznesmenwt drejtojnw  biznesin e tyre - kjo do të thotë duke e bërë inovacionin pikw qwndrore për qëllimet, strategjinë, strukturën, sistemein, kulturwn, udhëheqjen dhe motivimin qëllimin dhe vlerat e biznesit tuaj ...

Sfidat e inovacionit: Krijimi i vendeve të reja tw punws; tw qenurit gjithnjë e më konkurrues nw tregun ndërkombëtar; rritja e kapaciteteve dhe modernizimi I industrisw pwr të ndërtuar njw ekonomin tw bazuar nw njohuri; përmirësimi i bilancit tregtar me anë të zëvendësimit të importit dhe përmirësimin e standarteve të jetesës.

Sfidat e Qeverisw mbi Inovacionin:

  • Përmirësimi i infrastrukturës bazë të kërkimit qw tw jetw  i mjaftueshëm për të mbështetur trajnimin universitar në tre nivele (BSc, MSc, PhD nivelet);
  • Krijimin e ekselencës shkencore në fushat kërkimore më të rëndësishme për vendin tonë (Fondi i Ekselencës);
  • Arsimimi dhe mbajtja/tërheqja e njerëzve të kualifikuar në sistemin kërkimor shqiptar; (Programi Brain Gain);
  • Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi shkencën, inovacionin dhe teknologjive të reja për zhvillimin ekonomik;
  • Rritja e shpenzimeve publike për kërkimin shkencor në 0.6% të PBB-së deri në vitin 2015;
  • Rritje e shpenzimeve bruto për R&D nga burime të huaja veçanërisht nga BE (FP, etj) dhe donatorë ndërkombëtarë;
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për politikë-bërjen e kërkimit dhe financimin e kërkimeve
  • Ndërkombëtarizimi dhe integrimi në ERA dhe ngritja e kompetencave kombëtare;
  • Pjesëmarrja në programet e BE-së dhe rajonale: CIP / EIP; FP7, IPA 2; EDIF etj

Në seksionin e fundit të Tryezws sw Rrumbullakët, anwtarwt e stafit akademik bwnw pyetjet e tyre. Duke iu përgjigjur pyetjeve Z. Sykja ai tha se një koncepti kyç i ekonomisë së dijes është se njohuria dhe edukimi (shpesh të referuara si "kapitalit njerëzor") mund të trajtohet si një nga të mëposhtmet:

  • Një produkt biznesi, si produkt apo shërbim arsimor, intelektual dhe inovativ, mund të eksportohen për njw kthim me vlerë të lartë;
  • Një pasuri produktive.