TEB Kosova vizitoi ambientet e fakultetit

May 18th, 2013

Drejtori ekzekutiv i TEB-Kosovës, Z.Orkun Mungan vizitoi ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative më 18 maj 2013.

TEB Sh.A ka ofruar produkte inovative dhe praktike dhe shërbime financiare pasi ajo hyri në tregun e Kosovës në vitin 2008.Grupi TEB, i formuar përmes një sipërmarrje të përbashkët në mes të njërit prej institucioneve më të forta financiare në botë, BNP Paribas, dhe një nga bankat më të njohur në Turqi, Turk Ekonomi Bankasi (TEB).

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit mes Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Epoka dhe TEB së Kosovës në fushën e mundësive të punësimit të diplomuarve te Epoka, praktikave studentore, projektet e përbashkëta dhe bashkë-organizimin e aktiviteteve.