Seminar i Hapur: Funksionet, Detyrat dhe Rėndėsia e INSTAT nė Ekonominė e Shqipėrisė

January 24th, 2017

Seminar i Hapur: Funksionet, Detyrat dhe Rėndėsia e INSTAT nė Ekonominė e Shqipėrisė

Seminar i Hapur: Funksionet, Detyrat dhe Rėndėsia e INSTAT nė Ekonominė e Shqipėrisė

Më 24 janar, klubi studentor “Finance Club” organizoi aktivitetin e tij të parë në ambientet e Universitetit Epoka; një forum  të hapur me dy përfaqësues të Institutit të Statistikve (INSTAT) me temë “Funksionet, Detyrat dhe Rëndësia e INSTAT në Ekonominë Shqiptare”. E ftuara e parë ishte Znj. Vjollca Simoni, kryetare e njësisë së Integrimit dhe Koordinimit Europian në INSTAT, e cila jep kontributin e saj prej vitit 2006.  Ajo është përgjegjëse për monitorimin dhe sigurimin e mbarëvajtjes në  procesin e plotësimit të kushteve dhe detyrimeve kundrejt integrimit në BE. I ftuari tjetër ishte kreu i llogaritjes tremujore të njësisë kombëtare,  Z. Etugert Llazi,  i cili punon në këtë institucion që prej 2007. Z.Llazi ka në përgjegjësi parashikim dhe publikimin e një prej indikatorëve më të rëndësishëm makro-ekonomik, si GDP-ja tremujore. Pjesa e parë e aktivitetit ishte një prezantim i shkurtër mbi strukturën dhe rolin e INSTAT në ekonomi, ndërsa pjesa tjetër ishte një demostrim e publikimeve dhe të dhënave të ndryshme në faqen e internetit të INSTAT. Ky aktivitet rezultoi i suksesshëm për “Finance Club”.