Leksion i Hapur: “Roli i Bankės sė Shqipėrisė nė Ekonomi; Transmetimi i politikės monetare nė bankat tregtare”

March 30th, 2017

Më 30 Mars, “Finance Club” organizoi aktivitetin e dytë në ambientet e Universitetit Epoka; një leksion të hapur me temë: “Roli i Bankës së Shqipërisë në Ekonomi; Transmetimi i politikës monetare në bankat tregtare”. Ne ishim të nderuar të kishim të ftuar si lektorë Znj. Rajna Hoxholli (Zëvëndësdrejtore e Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë) dhe Z. Erjon Tace (Drejtor i Departamentit të thesarit në bankën Societe Generale). Pjesa e parë e aktivitetit ishte një prezantim i shkurtër i funksioneve kryesore të Bankës së Shqipërisë, rolin që ajo ka në ekonominë shqiptare dhe politikat që ajo zbaton. Pjesa tjetër e aktivitetit, prezantuar nga Z. Erjon, ishte një demonstrim i qartë se si zbatohet politika monetare në bankat tregtare duke dhënë shembuj të ndryshëm, gjë e cila i bëri studentët të kuptonin më qartë kuptimin e vërtetë të temës së diskutuar në këtë aktivitet.