Konkursi “Sfidat e sė ardhmes 2013”, pėrfaqėsuesit FEAS kalojnė nė gjysmėfinale

March 22nd, 2013

 

Përfaqësues të klubit studentor për "Zgjidhjen e konflikteve" të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative kanë fituar të drejtën për të qenë pjesmarrës në gjysëm finalen e konkursit “Sfidat e të Ardhmes 2013”. Konkursi “Sfidat e së Ardhmes 2013” është një “think tank”, që ka krijuar një komunitet ndërkombëtar të të rinjve të talentuar dhe me ide për një botë e cila punon për të gjithë, ndërsa fituesit do të shpallen në Samitin e OKB-së PRME 2013, e cila do të mbahet më 26 shtator 2013, në Bled të  Sllovenisë.

Ekipi i Universitetir Epoka përbëhej nga tre studentë të Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, znj Emirjona Huti, znj Griselda Liçi, znj. Dan Dhima, ndërsa udhëheqëse e tyre ishte ishte Asistent i Kërkimeve pranë Departamentit të Administrim Biznesit, znj, Sonila Gruda. Projekti i tyre ishte “FUTURE ROBONANNY” dhe mori vlerësimin e pjësmarrësit dhe juria e këtij konkursi.

Anëtarë nga 213 vende që morën pjesë në konkursin “Sfidat e së ardhmes 2013”, duke paraqitur idetë e tyre për zgjidhjen e qindra e problemeve reale, duke dëshmuar aftësive reale, të udhëheqjes dhe mundësive për të ofruar përvojën e tyre.

Në qendër të përpjekjeve “think-tank” është kurrenca mes të rinjve globale – e bazuar në aplikacionin e ëeb – gara është ndërtuar mbi parimet e gjithëpërfshirjes radikale dhe inovacionit të hapur. Pjesa kryesore e konkursit është plotësuar me një sërë sfidash të shpejta – ku drejtimi dhe fokusi i këtij konkursi është realizuar në partneritet me organizata dhe nismëtarë në të katër anët e globit.

Konkursi do të mbyllet me një samit për të ardhmen, në një përballje “Face-to-Face”, një eveniment që do të ndryshojë të ardhmen duke bashkuar të rinjë innovative, pionierë të biznesit, udhëheqësve të politikës dhe krijuesit e tjerë që ndryshojnë mënyrën e dialogimit, reflektimit dhe veprimit.