FEAS fillon zbatimin e seminareve te trajnimit interaktiv te stafit

May 18th, 2013

Një brainstorming dhe seanca te frytshme per trajnimin e stafit duke ofruar këshilla për karrierë.
Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative ka filluar më 18 maj 2013 zbatimin e seancës së parë të  "seminareve mbi trajnimin interaktiv te stafit  2013 " . Ky seminar u mbajt për të gjithë  anëtarët me kohë te plotë te Fakultetit, per akademiket dhe studentët e doktoraturës së Fakultetit dhe ishte i bazuar në menaxhimin e kohës dhe planifikimin javor,  ridefinimin e rolit të arsimit , metodave të mësimdhënies , metodave të reja mësimore, përgatitjes për mësimdhënie, fuqise se humorit në mësimdhënie duke qenë modele të një roli, këshilla për menaxhimin e stresit, komunikimin efektiv me studentët,  trajtimin e audiences, objektivat mësimore ( kompetencat ) etj .
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative , Prof.Dr. Gungor Turan uroi të pranishmit dhe listoi disa nga mundësitë kryesore dhe përfitimet per ata qe ndjekin kete seminar . Prof Dr Turan vuri në dukje rëndësinë e këtyre lloj seminaresh trajnuese në kuadër të përgatitjes së stafit tonë dhe studenteve te doktoratës për të qenë të suksesshëm në karrierën e tyre akademike .
Seminari u pasua nga diskutime dhe shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të pjesëmarrësve dhe moderatorit: Assist . Prof.Dr. Bekir Çinar me një fokus të veçantë në menaxhimin e kohës dhe kontributin në punësimin e të diplomuarve universitarë si dhe kualifikimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore shqiptare në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare